Gjilan, këmbësori goditet nga një veturë

Dy ditë më parë policia kishte marrë raportimin se një burrë ka marrë lëndime të lehta trupore pasi ishte goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “15 Qershori” në Gjilan.

Vetura ka qenë në lëvizje dhe ka goditur këmbësorin i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Në raportin ditor të policisë thuhet se këmbësori pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar ndërsa rasti i aksidentit është nën hetime.