Një person godet me veturë zyrtarin policor i cili ishte duke kaluar rrugën

Një zyrtar policor i cili ishte duke kaluar rrugën në Skenderaj është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësorë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin ndërsa zyrtari policor ishte këmbësori që po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit polici ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Gjendja e tij sipas mjekësve është stabile. Rasti është iniciuar si aksident trafiku me lëndime.