Ilustrim

Aksident mes një autobusi dhe një veture në Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes një autobusi dhe një veture në Prishtinë. Të njëjtit më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – ka thënë Ahmeti.