Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Goditet me veturë një këmbësore e mitur në Gjilan, vozitësi ikë

Një vajzë e mitur është goditur me veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan.

Një i dyshuar i panjohur deri më tash për policinë deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur viktimën.

I njëjti sipas raportit policor është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Deri tani policia nuk ka ofruar ndonjë të dhënë nëse është arritur që të identifikohet i dyshuari për të cilin është hapur rast, aksident trafiku me lëndime.