Urdhër arrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviq, dyshohet për rastin e vrasjes së Enver Zymberit

Gjykata e Prishtinës bën të ditur se tashmë ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për arrestimin e Zvonko Veselinoviq.

Gjykata e konfirmoi për KALLXO.com se e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Zvonko Veselinoviq.

Zvonko Veselinoviq po dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se pati gisht në ngjarjen e 25 korrikut të vitit 2011, ku mbeti i vrarë pjesëtari i njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Zymberi është vrarë në vitin 2011 në një operacion të njësive speciale të Policisë për të marrë nën kontroll pikat kufitare në veri të vendit.

Me 25 korrik 2011 persona të panjohur kishin qëlluar në drejtim të policëve kosovarë që kishin marrë urdhër për të kthyer nën kontroll pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak, duke qëlluar për vdekje Enver Zymberin.

Enver Zymberi vdiq nga plagët e marra më 26 korrik 2011.

Një ditë më vonë, më 27 korrik, presidentja Jahjaga dekoroi policin e vrarë në detyrë me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kurora Lulesh te Lapidari i Heroit

Në përgjigjen e pranuar nga Gjykata e Prishtinës është bërë e ditur se përkitazi me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest, letër rreshtim vendorë dhe letër rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se Zvonko Veselinoviq ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

Rrëfimi Policor për Vrasjen e Enver Zymberit

 

Marrëveshja Fitimprurëse nga Autostrada për Miqtë e Thaçit