Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Supremja refuzon ankesën e LVV-së lidhur me 9 mijë e 748 pakot me vota nga jashtë

Prej pesëmbëdhjetë ankesave të pranuara në Gjykatën Supreme, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, është vendosur për nëntë prej tyre.

Nga nëntë ankesat e shqyrtuara, Supremja ka vendosur që të nëntat t’i refuzojë. Brenda afatit prej 72 orëve pritet që Supremja të vendos edhe për gjashtë ankesa të tjera.

Në mesin e ankesave të refuzuara, Supremja ka refuzuar edhe ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kërkesën për verifikimin dhe numërimin e 9 mijë e 748 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga jashtë Kosovës, të cilat kishin arritur me vonesë, vota të cilat PZAP me vendim kishte vendosur që të mos numërohen, pasi ishin konsideruar të pas afatshme.

  • Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
  • Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)
  • Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)
  • Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
  • Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)
  • Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
  • Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
  • Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)
  • Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar

Ankesat e tjera të cilat presin në radhë për tu shqyrtuar janë ato të deputetëve: Duda Balje, Qazim Rrahmani, Erxhan Galushi, Lëvizjes Vetëvendosje, Romani Iniciativa dhe Ardiana Hoxhiq.

  • Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
  • Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
  • Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021