Ilustrim

Shënohet edhe incidenti i parë në zgjedhje, ndërhynë policia

Një personit i është konfiskuar për një kohë të vogël telefoni pasi që i njëjti kishte fotografuar votën e një gruaje të moshuar.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

“Po një personit i është marrë telefoni, i është fshirë fotoja aty për aty. Nuk është arrestuar dhe nuk është hapur ndonjë procedurë të paktën ende jo. Atij i është marrë telefoni pasi që i njëjti kishte fotografuar votën e një gruaje të moshuar. Fotoja është fshirë nga telefoni”, tha Munishi për KALLXO.com.

Qytetarët e Kosovës janë duke votuar sot për zgjedhjet nacionale – të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës. Këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës.

KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë (F 343; M 724).

Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit është 895 me gjithsej 2 547 vendvotime.