Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist/Facebook

Protestuesit thonë se nuk do ta ndalin protestën deri në shkarkimin e kryeprokurorit Kujtim Munishi

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se do vazhdojnë protestën para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) deri në një përgjigje lidhur me kërkesën e tyre për shkarkim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

“Ne po e vazhdojmë protestën tonë para KPK-së. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të marrim përgjigje nga KPK- për kërkesën tonë për shkarkim të kryeprokurorit te Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi” – thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Grupi i përbërë nga aktivistë/e feministe-ë për barazi gjinore ka bërje thirrje që qytetarët t’u bashkohen në protestë.

Me qindra njerëz janë mbledhur përsëri sot para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Fjolla Muçaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thënë se do të qëndrojnë të bashkuara e të revoltuara deri sa të gjitha kërkesat të zbatohen.

Përveç Prishtinës, edhe në kryeqytetet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Tiranë e Shkup, të mërkurën është kërkuar drejtësi për vajzën 11-vjeçare.

LIVE – Protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për rastin e 11-vjeçares