Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi në raportim para Komisionit për të Drejtat e Njeriut | Foto: KALLXO.com

VIDEO - Tinka Kurti: Nuk ka arsyetim për parashkrimin e rasteve për krime seksuale

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj është duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, për trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.

Bashkë me Zogaj në raportim është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti gjatë fjalës së saj, tha se nuk arsyetohet parashkrimi i rasteve të ‘krimeve seksuale’.

“Nuk ka arsyetim për parashtrimin e rasteve të krimeve seksuale. Nuk e pranoj si arsyetim që nuk keni kapacitete. Nuk mora përgjigje se sa gjyqtarë janë disiplinuar. Rasti i gjyqtares, Florije, si është e mundur që vetëm është degraduar dhe nuk është disiplinuar” – tha deputetja Kurti.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se gjyqtarja Florije Zatriqi është degraduar nga departamenti i krimeve të rënda në një departament tjetër.

“Këshilli e ka trajtuar këtë rast, gjyqtarja ka qenë e suspenduar për tetë muaj, është degraduar nga departamenti i krimeve të rënda” – tha ai.