Naser Kelmendi. Foto: Kallxo.com

Sërish dështon seanca ndaj Naser Kelmendit

Ka dështuar të mbahet seanca në rigjykimin kundër Naser Kelmendit.

Naser Kelmendi akuzohet për veprën penale të shpërndarjes,  shitjes, eksportit dhe importit të narkotikëve të rrezikshëm.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme ishte mungesa e prokurores Merita Rugova dhe avokatit Besnik Berisha.

Prokurorja e rastit Merita Rugova, me datën 10 tetor e kishte njoftuar Gjykatën se nuk mund të prezantoje në seancën e sotme.

Ndërsa avokati Besnik Berisha me datën 24 shtator e kishte njoftuar Gjykatën se nuk mund të prezantojë në seancën e sotme për arsye se duhet të jetë në gjykimin për veprën penale të vrasjes e cila po mbahet në Gjykatën e Pejës.

Foto nga seanca e dështuar ndaj të akuzuarit për trafik droge Naser Kelmendi

Seanca e radhës u caktua për datën 26 nëntor.

Edhe seanca e datës 23 shtator kishte dështuar të mbahej për shkak se avokati Besnik Berisha kishte rast vdekje.

 

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Naser Kelmendit

 

Kelmendi ishte dënuar më 1 shkurt 2018 nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjashtë vjet burgim, si fajtor për veprën penale – posedim i paautorizuar me dashjen për të shitur, eksportuar ose shpërndarë dhe importuar narkotik të rrezikshëm, nga neni 228 par.1, 2 dhe 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (vepër kjo e inkriminuar edhe  sipas nenit 245 par.1 dhe 2 të Ligjit Penal Jugosllav).

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në majin e vitit 2013, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Për të kuptuar më shumë rreth Naser Kelmendit klikoni në linqet e mëposhtme.

 

Historia e Naser Kelmendit

Dënohet Naser Kelmendi

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Naser Kelmendit

.