Rojet e pyllit në Deçan pranojnë fajësinë për keqpërdorim të detyrës

Jeton Berisha dhe Isam Ahmetgjekaj, që të dy roje pylli në Deçan, kanë dalë sot para gjykatës së Pejës për t’u ballafaquar me aktakuzën e prokurorisë për vepër penale të korrupsionit.

Të dy të akuzuarit e kanë pranuan fajësinë për veprat që akuzohen.

Jeton Berisha akuzohet se në laurën e quajtur “Gryka e Decanit” e cila ndodhet në kuadër të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dëshmitarin F.T.

Sipas dosjes së prokurorisë Berisha e ka sugjeruar të pandehurin Isam Ahmetgjekaj që ka qenë në detyrë që ky i fundit të e lirojë kamionin e dëshmitarit F.T, kamion ky që ka qenë i pajisur me masë drusore, që me kalu laurën pa e pajisur më dokumentacion përkatës, e po ashtu pa e evidentuar në librat e evidencës sipas procedurës ligjore.

Për këto veprime dy të pandehurit po akuzohet për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dy të akuzuarit shprehen se janë penduar për këtë rast.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më datën 21.