Shtylla elektrike (Ilustrim) | Foto: KALLXO.com

Rahovecasi godet shtyllën elektrike me veturë

Një qytetar i Rahovecit dyshohet se me automjet nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e kësaj, janë dëmtuar disa pajisje amvisërie të banorëve.

I dyshuari, sipas policisë, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç bëhet e ditur nga PK, njësia e KEDS-it është duke sanuar problemin.

Kurse, i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti po cilësohet si dëmtim prone.