Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë - Gruaja pëson lëndime pas sulmit nga burri i saj

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

E lënduara ka pranuar trajtim mjekësor pas sulmit nga burri i saj si shkak i një mosmarrëveshje, njofton Policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit vazhdon të hetohet me procedurë të rregullt.