Foto: KALLXO.com

Policia: Maskat grabitën rreth 1 mijë euro në pompën e derivateve

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armëve ka ndodhur mbrëmë në një pompë të derivateve në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave nga punëtori i pompës së derivateve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com merr vesh se të dyshuarit kanë arritur të grabisin rreth 1 mijë euro.

Në lidhje me këtë rast, ende asnjë person nuk është arrestuar nga Policia, përderisa hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për grabitjen e armatosur.

Rishfaqen maskat, grabitje me Kallashnikov në Prishtinë (Video & Foto)

www.kallxo.com