Rishfaqen maskat, grabitje me Kallashnikov në Prishtinë (Video & Foto)

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armëve ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Shënjestër e grabitjes ishte një pompë karburantesh që gjendet në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

KALLXO.com merr vesh se grabitësit ishin të armatosur me Kallashnikov.

Dyshohet se rreth 1.000 euro i janë grabitur punëtorit të pompës.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Këto janë fotot dhe pamjet e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com