Ilustrim

Arrestime pas grabitjes së armatosur në një pompë derivatesh- FOTO

Një 21-vjeçar dhe një 25-vjeçar po dyshohet se kryer një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh.

Ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë në orët e hershme të mëngjesit në Kamenicë.

“Më 22 qershor 2021 rreth orës 05:40 , një punëtor i një pompe të derivateve në Kamenicë lajmëroi Policinë e Kosovës (PK) se është grabitur nga dy persona të maskuar,  njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike”, tha zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia kishte arritur që të identifikojë të dyshuarit L.L., 21-vjeëar dhe D.K., 25-vjeçar.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, L.L., 21-vjeç ndërsa 25-vjeçari është në arrati.

21-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ndërsa Policia ka ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore.

Përveç arrestimit Policia ka konfiskuar Kallashnikovin që dyshohet se është përdorur gjatë grabitjes, dy bluza dhe një palë pantallona.

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë”, tha tutje Hashani për KALLXO.com.