Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Pejë, qytetari raporton se një i maskuar ia grabiti 150 euro

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është grabitur nga një person i maskuar në Pejë.

Viktima i ka thënë policisë se një person i maskuar i ka grabitur 150 euro.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i maskuar dhe i armatosur nën kërcënim e armës i kishte grabitur rreth 150 € para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se është duke hetuar për zbardhjen e kësaj grabitje.