Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Pejë: Arrest shtëpiak për rrahjen me grusht në kokë

Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurit G.M. nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas gjykatës, rasti ka ndodhur më 20.10.2019, rreth orës 23:00, në Pejë.

Komunikata e gjykatës thotë se i dyshuari me dashje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit K.H.

Gjykata tha se përderisa ishte duke ecur, i dëmtuari është sulmuar me grusht në kokë nga i dyshuari. Viktima ishte rrëzuar tokë ndërsa sulmuesi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kundër këtij vendimi të Gjykatës se Pejës pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.