Foto: KALLXO.com

Një person i prekur me COVID-19 në gjendje kritike

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se një pacient me COVID-19 i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdon të jetë në gjendje kritike.

“Në Klinikën Infektive, QKUK, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë. Prej tyre të sëmurë me COVID- 19 janë gjithsej 58 pacientë. 46 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, ka shkruar ai në facebook.

Hoti ka njoftuar se sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID- 19.

Po ashtu sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Aktualisht në Kosovë janë 604 raste të prekur më COVID-19, ndërsa janë shëruar 128 persona deri më tani dhe 18 kanë vdekur.