Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar që transportonte municion

Policia e Mitrovicës gjatë kontrollit të një veture ka gjetur dhe ka sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë, të enjten.

I dyshuari L. F., 46-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisja e shtëpisë së tij.

Sipas një komunikate për media, si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9 mm.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kujdestar, i është shqiptuar masa në mbajtje 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’.