Seanca lidhur me vrasjen e Besart Hasanit, Ferizaj FOTO: KALLXO.com

Kërkohet përjashtimi i prokurorit nga rasti i vrasjes në Ferizaj

Avokati i familjarëve të të ndjerit Besart Hasani po kërkon që prokurori Rasim Maloku të mos e përfaqësojë më lëndën lidhur me vrasjen e Hasanit.

Kjo sepse sipas avokatit Ramiz Krasniqi, prokurori është i njëanshëm karshi të akuzuarit për vrasje, Albert Ramadani. Lidhur me këtë rast, akuzohen edhe katër persona të tjerë për përfshirje në rrahje dhe përkatësisht mashtrim.

Sipas Krasniqit, prokurori viktimën e shikon nga prizmi i kryersit të veprës penale dhe asnjëherë nuk ka bërë asnjë pyetje lidhur me veprimet e të akuzuarit.

Bile sipas avokatit është rasti i parë që ai ka parë ku mbrojtja e të akuzuarit shkon shumë mirë prokurorin,ai gjithashtu thotë se hetimet e rastit i ka kryer policia ndersa prokurori vetëm e ka ngritur aktakuzën.

Kryetari i trupit gjykues Mustafë Tahiri me antarët e trupit gjykues, Fitore Daci dhe Mirlinda Rexhepi vendosi të ndërpresë seancën e sotme dhe të pres një përgjigjie nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt lidhur me përjashtimin e prokurorit të rastit.

Albert Ramadani akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt se në shkurt të vitit 2018 me dashje dhe në mënyrë mizore e ka vrarë të dëmtuarin tani të ndjerin Besart Hasani.

Kjo vrasje sipas aktakuzës kishte ndodhur  për një mosmarrëveshje rreth një veture BMË X5 në vlerë 60 mijë euro të cilën veturë e kishte marrë Driton Krasniqi nga familja Ramadani me premtimin se do ta paguaj dhe të cilën nuk e ka paguar, ndërsa i ndjeri Besart Hasani ka qenë ndërmjetësues.

Artan,Argjend dhe Fadil Ramadani akuzohen nga prokuroria për pjesmarrje në rrahje ndërsa Driton Krasniqi akuzohet për mashtrim.

Seanca e kaluar lidhur me këtë rast, po ashtu ishte dashur të ndërprehet për shkak se i akuzuari Artan Ramadani tha se po ndihet i kërcënuar.

I akuzuari ndërpret seancën, thotë se u shqetësua nga kërcënimet