Rrahje brenda gjykatës në gjykimin për vrasjen e Besart Hasanit

Familjarët e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Besart Hasanit dhe ata të palës së dëmtuar janë përfshirë në rrahje brenda sallës ku po mbahej seanca.

Deri te rrahja ka ardhur kur kryetari i trupit Gjykues Mustafë Tahiri vendosi që ta mbyllë seancën për publikun me arsyetimin se do shikohen disa video-inçizime që konsiderohen materiale sensitive.

Në gjykatore siç merr vesh KALLXO.com kanë arritur edhe policia dhe seanca është ndërprerë. Poashtu në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet mjekësore dhe ata të forenzikës, pasi raportohet se ka edhe të lënduar në mes të të përfshirëve në rrahje.

Autoambulanca para Gjykatës së Ferizajt – 26.12.2019

Albert Ramadani akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt se në shkurt të vitit 2018 me dashje dhe në mënyrë mizore e ka vrarë të dëmtuarin tani të ndjerin Besart Hasani për një mosmarrëveshje rreth një veture BMË X5 në vlerë 60 mijë euro të cilën veturë e kishte marrë Driton Krasniqi nga familja Ramadani me premtimin se do ta paguajë dhe të cilën nuk e ka paguar, ndërsa i ndjeri Besart Hasani ka qenë ndërmjetësues.

Në këtë rast Artan, Argjend dhe Fadil Ramadani akuzohen nga prokuroria për pjesëmarrje në rrahje, kurse Driton Krasniqi akuzohet për mashtrim

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Vrasja në Ferizaj, tensione mes familjarëve dhe të akuzuarve në gjykatë

.