Ish-gjyqtari Kolë Puka nuk e thotë asnjë fjalë në gjykatë për shpëlarje parash

Ish-gjyqtari Kolë Puka ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje, dukë mos thënë asnjë fjalë për veprat që i vihen në barrë.

“Unë do ta paraqes mbrojtjen time në heshtje në konsultim me mbrojtësin tim”- tha para gjykatës ish gjyqtari Puka.

Puka po akuzohet nga prokuroria në Prishtinë për shpëlarje parash duke e shfrytëzuar postin e tij si gjyqtar gjatë periudhave kohore nga viti 2002 deri në vitin 2009.

Tutje në seancë prokuroria dhe mbrojta e të akuzuarit thanë fjalët përfundimtare në lidhje me këtë rast.

Prokurori i rastit Naim Abazi tha që prokuroria mbetet pranë aktakuzës dhe nga gjykata kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtorë dhe i njëjti të dënohet sipas ligjit.

“Mbesim pranë aktakuzës, kërkojmë nga gjykata që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet”- tha në fjalën përfundimtare Abazi.

Në anën tjetër mbrojtësi i Kolë Pukës, Veton Puka kërkoi nga gjykata lirimin nga akuza ndaj të mbrojturit të tij.

“Aktakuza është e pa bazuar…, prokurori ka dështuar të vërtetoj se pasuria për të cilën bëhet fjalë këtë rast është e pa ligjshme. Kolë Puka duhet të lirohet nga akuza për veprën penale shpëlarje e parave”- tha mbrojtësi i të akuzuarit.

Përfundimisht gjykata në lidhje me këtë rast pritet të vendos më 24 tetor të këtij viti.

Sipas dosjes së siguruar nga KALLXO.com Kolë Puka është marrë me aktivitete kriminale duke fituar në mënyrë të kundërligjshme mjete financiare me shuma milionshe nga periudha kohore 2002 deri më 2009 e krejt kjo duke e shfrytëzuar pozitën e tij si Gjyqtar në gjykatën e komunale në Klinë.

Sipas aktakuzës të ngritur në vitin 2014 Puka duke e ditur se pasuria e fituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal me qëllim që të njëjtën pasuri ta fsheh, ta konvertoj, ta transferoj apo maskimin e natyrës  se burimit, më këto mjetë financiarë kishte blerë patundshmëri, një shtëpi dy katëshe me 500 m2 në fshatin Qagllavicë në vlerë prej 35.000.00 euro

Tutje në aktin akuzues thuhet që më qëllim që Kolë Puka t`i fsheh sa më shumë gjurmët lidhur me këtë patundshmëri në bashkëpunim me prindin e tij Z.P (tashmë i ndjerë) këtë patundshmëri Kola e kishte evidentuar në emër të të atit të tij, gjoja se i ati i Kolës e kishte blerë edhe pse i njëjti faktikisht nuk e kishte blerë pasi që nuk ka pas mundësi materiale.

Me këto veprime të dy akuzoheshin në bashkë kryerje për shpërlaje të parash, por procedura penale ka pushuar ndaj të atit të Kolë Pukës pasi që i njëjti ka vdekur.

Tutje Puka akuzohet se me qëllim të fshehjes së pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal të cekura si më lart, me datë 08.06.2007 ka blerë një banesë me sipërfaqe prej 26m2 në Pejë, të njëjtën Banesë me datë 09.10.2007 ja kishte shitur J.A ne shumën prej 8.000 euro.

Me datë 20.02.2007 Kolë Puka kishte blerë banesë nga B.A me vlerë prej 38.000.00 euro ( 8  mijë uro është llogarit banesa të cilën ja kishte shitur J.A ndërsa 30 mijë euro i ka dhënë të holla).

I pandehuri duke dashur që ta maskoj dhe fsheh burmini e mjeteve financiare të përfituara nga aktivitetet kriminale të njëjtën patundshmëri të cekur si më lart ja ka shitur K.D me vlerë rreth 30.000.00.

E me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale shpëlarje parash nga ligji për parandalimin dhe financimin e terrorizmit