Gjykata Supreme vendos, nuk do ketë aktakuza për moszbatimin e vendimeve të qeverisë Kurti për lëvizjen gjatë pandemisë

Mbi 1 000 qytetarë të Kosovës të arrestuar gjatë kohës së pandemisë nuk do ndiqen penalisht. Një vendim i Gjykatës Supreme i nxjerrë sot e ka udhëzuar Prokurorinë e Shtetit që për rastet kur qytetarët u arrestuan për moszbatimin e vendimeve të nxjerra nga Qeveria Kurti ata të mos akuzohen.

Gjykata Supreme e Kosovës, njofton se në mbledhjen e sotme ka miratuar mendimin jurdik lidhur me veprën penale mosveprimi sipas dispizitave shëndetsore gjatë pandemisë nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me shumicë votash gjyqtarët e Supremes kanë vendosur se qytetarët që nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë së Kosoëvs të datës 23 mars nuk kanë pkryer vepër pebale.

Kujtojmë se vendimi i Qeverisë së datës 23 mars kishte të bënte me kufizimin e lirsë së lëvizjes.

E lidhur me mosrespektimin e këtij vendimi ndaj qytetarëve të Kosovës janë ngritur aktakuza.

Gjykata e Gjilanit lidhur me mënyrën se si të veprojnë me aktakuzat e ngritura që kanë për objekt mos respektimin e vendimit të Qeverisë të datës 23 mars 2020, ka kërkuar mendim juridik nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Supremja ka dhënë mendim juridik se veprën penale mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore të pandemisë nga neni 250 mund të kryhet vetëm nëse organet kompetente kanë lëshuar vendim për persona individual ose grup personash duke cekur në vendim veprimet ose mosveprimet që ai person ose grup personash nuk mund të veprojnë.