Puna e Gjykatave prezantohet para Këshillit Gjyqësor

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor është duke u prezantuar puna vjetore dhe efikasiteti i gjykatave për vitin 2023 të të gjitha gjykatave Themelore të vendit, përfshirë edhe gjykatën e Apelit, Supremes, Komerciales, dhe Dhomës së Posacme të Gjykatës Supreme.

Mbledhja është duke u kryesuar nga kryetari i KGJK-së, Albert Zogaj.

Kjo është mbeldhja e 319-të e këtij institucioni.

Ndër pikat tjera të rendit të kësaj mbledhjeje janë edhe Raportimi nga Departamentet Speciale të Gjykatave Themelore dhe asaj të Apelit për punën e tyre gjatë vitit të kaluar.

Tutje pritet të miratohet edhe plani i punës për vitin 2024 për të gjitha Gjykatat.

Për punën e tij gjatë vitit 2023, do të raportojë edhe Paneli i Lirimit me Kusht.

Në mbledhjen në fjalë do të ketë shyqrtim edhe të një ankese të bërë nga gjyqtarja Kaltrina Emini- Haxhiu ndaj njoftimit të kryetare së Gjykatës Themelore të Prishtinës.