Foto: Ilustrim

Gjakovë, rrah nënën dhe motrën pasi nuk i dhanë para

Një burrë është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Siç njofton Policia e Kosovës, deri të ky akt nga i dyshuari ka ardhur pasi që viktimat nuk i kanë ofruar paratë që i ka kërkuar ai.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:25 në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.