Foto-ilustrim

Ferizaj, Gjykata vendos lidhur me të dyshuarit për fajde e detyrim

Gjykata e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve S.T. dhe A.T., të dyshuar për veprat penale – fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes, andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Mustaf Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.