Dosja e Prokurorisë: I dyshuari e mbyti me stupc romin në Klinë në vitin 1999

Gjykata e Pejës ka caktuar 30 ditë paraburgim kundër Bujar Bajraktarit, i cili po dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të komunitetit rom në gusht të vitit 1999.

Sipas prokurorisë, Bajraktari dyshohet se pas një fjalosje të ndjerin C.M., e kishte goditur me shuplakë e më pas nga qerrja me kali e kishte nxjerrë një shufër druri (stupc) me të cilën e kishte goditur viktimën në pjesën e pasme të kokës.

Sipas dosjes së Prokurorisë C.M. kishte vdekur të njëjtën ditë në Spitalin Regjional të Pejës nga plagët e marra.

Bujar Bajraktari me vendimin e gjykatës do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Dy ditë më parë KALLXO.com, raportoi për arrestimin e Bujar Bajraktarit për vrasjen e 21 viteve më parë.

I arrestuari për vrasje të pasluftës, i dyshuar për vrasjen e një qytetari rom në Klinë