Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Dështon seanca për tentimvrasjen që dyshohet se ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve me pronë

Gjykata e Pejës ka dështuar të vazhdojë procesin gjyqësor kundër Shaban Hasanaj i cili po akuzohet se ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin, Mirsad Gegollajn.

Për shkak se Insituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka dërguar në gjykatë ende ekspertizën psikiatrike për të akuzuarin, nuk ka pas kushte për mbajtjen e seancës së sotme.

“Ne ende nuk e kemi pranuar ekspertizën andaj nuk kemi kushte për këtë seancë”, tha gjyqtarja Violeta Husaj- Rugova.

Aktakuza e prokurorisë së Pejës e ngarkon Shaban Hasanaj për veprën penale të tentim vrasjes dhe atë të përdorimit të armës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 11 shkurt 2020, në Istog, në gjendje të zvogëluar mendore ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Mirsad Gegollajn duke shtënë në drejtim të tij shtatë herë.

Dosja e prokurorisë thotë, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë, i dëmtuari kishte kaluar disa herë afër shtëpisë së të pandehurit duke i ra burisë se veturës, ku për këtë është lajmëruar edhe policia.

Aktakuza thotë se pas kësaj  pandehuri së bashku me vajzën e tij, F. H., shkojnë tek shtëpia e të dëmtuarit dhe kur i dëmtuari del nga shtëpia, i cili më të vërejtur të pandehurin e hedhë një dru të drejtim të veturës së tij, i pandehuri nxjerrë revolen dhe shtie në drejtim të tij shtatë herë, duke e lënë të dëmtuarin të plagosur në regjionin e majtë të qafës.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 29 nëntor 2021.