Arikiv - FOTO KALLXO

Aktakuzë për gruan e rikthyer nga Siria

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe një aktakuzë në lidhje me gratë e rikthyera nga Siria.

Aktakuza është ngritur kundër të pandehurës R. Q., për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Sipas aktakuzës R. Q. me datë 23 gusht 2014 kishte lëshuar Kosovën dhe kishte udhëtuar për në Stamboll, prej nga bashkë më bashkëshortin e saj kishin shkuar në Siri dhe iu kishin bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Prokuroria pretendon se e akuzuara ishte mbështetur financiarisht nga organizata ISIS duke marrë 12 deri në 65 mijë dollar në muaj.

Një muaj më parë kjo prokurori kishte ngritur aktakuzë edhe kundër tri grave të tjera të rikthyera nga Siria.

Ngriten tri aktakuza për tri gra të rikthyera nga Siria

.