Foto-ilustrim

Aksident me një të lënduar në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:30, Policia ka marrë një informatë së në rrugën ‘7 shtatori’ në Pejë, ka ndodhur një aksident. Një person ka pësuar lëndime që sipas mjekëve lëndimet janë të lehta”, tha Rugova.