Foto: Enver Hoxhaj / Facebook

Zyrtarë të PDK-së vizitojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin në qendrën e paraburgimit në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkë me zyrtarë të tjerë nga kjo parti kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Hoxhaj ka shkruar se asnjëherë më parë nuk i ka parë Thaçin e Veselin më të vendosur dhe përplot energji.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka thënë Hoxhaj në Facebook.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po vazhdojnë të mbahen në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se akoma ekzistojnë rreziqet që të njëjtit t`i ikin gjykatës ose të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale.

Ata ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 nën akuzat për krime të luftës pasi aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar.

Akuza të reja mbi katër krerët e UÇK-së, përmenden edhe arrestimet politike