Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut: Zyrtarisht 9,900 civilë të vrarë në Ukrainë

Zyrtari i lartë i OKB-së Ramesh Rajasingham, drejtor i koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se sulmet ruse po i shkaktojnë “vuajtje të paimagjinueshme” popullit të Ukrainës dhe se më shumë se 18 milionë ukrainas – 40% e tyre – kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ramesh Rajasingham i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën se mijëra civilë janë vrarë në sulmet në shtëpi, shkolla, fusha dhe tregje që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka verifikuar zyrtarisht 9,900 civilë të vrarë, por ai tha se “numri aktual është sigurisht më i lartë”.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të martën kundër pritshmërisë së suksesittë madh dhe të shpejt në fushatën e Ukrainës për t’i rimarrë tokat e pushtuara. Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse po përgatiten për sulme të reja në seksione të ndryshme të frontit. Ka pasur pak lëvizje përgjatë vijës së frontit prej 1000 km në muajt e fundit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Rusia do të ishte e suksesshme në Ukrainë nëse nuk vazhdon mbështetja e SHBA për Kievin. “Unë mund të garantoj se pa mbështetjen tonë Putini do të jetë i suksesshëm”, ka thënë Austin gjatë një seance dëgjimore në Senat mbi kërkesën e Presidentit Joe Biden për 106 miliardë dollarë për t’i financuar planet për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë amerikane.

Rusia thuhet se ka vendosur kontrolle shtesë të monedhës për ta mbështetur rublën në rënie, duke i kufizuar kompanitë perëndimore që i shesin asetet e tyre ruse nga marrja e të ardhurave në dollarë dhe euro. Kompanitë ndërkombëtare që duan të largohen nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës duhet t’i shesin pronat e tyre në rubla nën kufizimet e reja të qeverisë, sipas Financial Times, e cila citon njerëz të njohur me këtë çështje.

Tre rusë janë arrestuar në Nju Jork për shmangien e sanksioneve amerikane për të transportuar komponentë elektronikë për armët e përdorura nga Moska në luftën e saj në Ukrainë, thanë autoritetet. Treshja akuzohet për shmangie të sanksioneve për të dërguar, gjatë një viti, “mbi 300 dërgesa të artikujve të kufizuar, me vlerë rreth 10 milionë dollarë, në fushëbetejën ruse”, ka thënë përmes një deklarate Ivan Arvelo, agjent special i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.  

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se është i sigurt se Suedia do t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes, por nuk pranoi ta parashikojë një kohë të saktë se kur do të ndodhte kjo, raportoi Reuters./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala