Municioni, Foto: Policia e Kosovës

Zveçan, Policia gjen mbi 1,200 fishekë

Policia e Kosovës njofton se sot Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – NjNSh nga Policia Kufitare gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudinë të – Zveçan ka hasur në dy qese me municion, në të cilat janë gjetur mbi 1,200 fishekë.

Municioni, Foto: Policia e Kosovës
Municioni, Foto: Policia e Kosovës

Sipas komunikatës së Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.

Tutje Policia sqaron se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore.