Foto: Ilustrim

Zjarri përfshinë stallën e bagëtive në Podujevë

Stalla e bagëtive i është përfshirë nga flakët, ndërsa sipas raportuesit të rastit në Policinë e Kosovës, rrethanat e shkaktimit të zjarrit janë të panjohura.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës, ndërsa organet e rendit, në njoftimin e bërë nëpërmes raportit zyrtar 24 orësh, nuk japin më shumë të dhëna.

Në vend ngjarje, thotë Policia, të kenë dalë edhe zjarrfikësit të cilat kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.