Zjarri në objektin e IML, zjarrfikësit tregojnë se çka është djegur
Dy zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Nga vendi i ngjarjes, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra ka thënë se informatën e kanë marrë rreth orës 07:56 dhe menjëherë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar zjarrin.
Ai tha se sipas informacioneve që posedon deri më tani, e përfshirë nga zjarri është një zyrë e cila ka qenë e ndarë në dy pjesë.
“Rreth orës 07:56 minuta Brigada e Zjarrfikësve ka pranu një lajm që objekti i IML-së është përfshi nga zjarri dhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes kanë intervenu. Për një kohë të shkurt kanë fut zjarrin në kontroll, tash puna është duke vazhdu deri në përfundimin e zjarrit. Sipas informatave, të lënduar nuk ka, dëme materiale ka, është e përfshirë një zyrë e cila ka qenë e ndarë në dysh”- ka thënë ai.
“Sa kemi informata është zyra e drejtorit” – tha tutje zëvendëskomandanti i brigadës Abdusamed Shkodra.
Shkodra ka shtuar se deri me tani ende nuk është bë vlerësimin e dëmit nga ky zjarr.
Ndërsa, tutje ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes.
“Ka mbetje që vazhdojnë të digjen por nuk ka diçka në rrezik”- ka thënë ai.
KALLXO.com ju sjell pamje nga vendi ngjajes: