Zjarr në Pallatin e Rinisë, një person i lënduar

Pallati i Rinisë në Prishtinë është përfshirë nga një zjarr në orët e mëngjesit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Hoxha ka thënë se një person ka pranuar tretman mjekësor për shkak të zjarrit ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, Policia si dhe ekipet e urgjencës.

“Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga kompetentët, zjarri është fikur. Në këto çaste situata është nën kontroll”, tha ai për KALLXO.com

Ndërkaq nuk është raportuar për shkaktarin e zjarrit.