Zjarr në çatinë e një ndërtese në Mitrovicë

Çatia e një ndërtese në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa dëmet janë të vogla.

Gjithashtu deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikëseve dhe Policisë së Kosovës.