Prishtina, Foto: KALLXO.com

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Prishtina ka raportuar se vajza e tij e moshës së mitur është zhdukur.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë.

Ankuesi ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.