Zhduket një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 7 qershor të këtij viti ka pranuar një ankesë nga një grua.

Ankuesja thuhet se ka raportuar se viktima, burrë nga Prishtina është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, raportimi është bërë para dy ditëve, rreth orës 22:50.

Policia ka thënë se rasti është nën hetime.