Zgjedhen kryeprokurorët e pesë prokurorive në Kosovë, në Gjakovë rishpallet konkursi

Pesë kryeprokurorë të rinjë në pesë rajone të ndryshme në Kosovë janë zgjedhur sot në  një takim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Xhevdet Bislimi.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Agim Kurmehaj.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Shukri Jashari.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me 10 vota për dhe 1 kundër, është zgjedhur Ismet Ujkani.

Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren gara u zhvillua në mes të prokurorëve Admir Shala dhe Ervehe Gashi, ku pas procesit të votimit Admir Shala është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 7 vota për. Ndërsa kundër kandidatja e tij mori 4 vota.

Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjilan gara u zhvillua në mes të prokurorëve Arben Kadriu dhe Agron Uka, ku pas procesit të votimit Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 6 vota për. Ndërsa kundër kandidati i tij mori 5 vota.

Ndërsa, për Prokurorinë Themelore të Gjakovës do të rishpallet konkursi, sepse kandidatja për kryeprokurore, Ardita Beqiraj-Hyseni nuk u votua për këtë pozitë.