Volodymyr Zelenskyy Foto: President Official Websitee

Zelensky: Forcat ruse po tentojnë të marrin centralin bërthamor të Çernobillit

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka thënë se forcat pushtuese të Rusisë po tentojnë të marrin centralin bërthamor të Çernobilit.

Ai tha se mbrojtësit po japin jetën që të mos ndodh një tragjedi si e vitit 1986.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin centralin bërthamor të Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. I kam raportuar për këtë kryeministrit të Suedisë. Ky është një deklarim për luftë në të gjithë Evropën”, ka thënë Zelensky.