Xhudistja Enise Zijade | Foto: KOK

Xhudistja Enise Zijade në gjysmëfinale të EYOF Shkupi 2025, një hap larg medaljes për Kosovën

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Festivalit Evropian Olimpik për të Rinj (EYOF) që po mbahet në Shkup 2025.

Me tri fitore radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë, Enise është vetëm një hap larg sigurimit të medaljes së parë për Kosovën në këtë edicion.

Fitorja e saj e ardhshme do t’i sigurojë vendit medaljen e parë në këtë garë prestigjioze për të rinj.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar fat dhe suksese Enises, duke e përkrahur në përpjekjen e saj për të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Garat po ndiqen nga afër edhe nga drejtuesit e KOK-ut, përfshirë presidentin Ismet Krasniqi dhe nënkryetarin Milaim Kelmendi, si dhe nga medalistja e dyfishtë olimpike Distria Krasniqi, e cila është gjithashtu anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.