WhatsApp prezanton kodin sekret për bisedat e mbyllura

Aplikacioni WhatsApp i ka zgjeruar aftësitë e funksionit ‘Chat Lock’ duke i lejuar përdoruesit ta fshehin praninë e bisedave.

Funksioni ‘Chat Lock’ mbërriti në fillim të këtij viti dhe tani ka marrë shtojcën e tij të quajtur ‘Secret Code’, i cili ju lejon t’i fshihni bisedat e kyçura pas një kodi sekret.

Prandaj, përdoruesi mund t’i fshehë bisedat e tij të ndjeshme me përdoruesit e tjerë, për shembull kur një mik e përdor telefonin e tij celular ose nëse pajisja bie në duart e gabuara.

Përndryshe, është e mundur të vazhdoni t’i mbroni bisedat me një kod PIN ose pajisjeje, ose me skanimin e fytyrës ose të gjurmëve të gishtërinjve.

Funksioni i ri ‘Secret Code’ për ‘Chat Lock’ u prezantua nga drejtori i kompanisë Meta Mark Zuckerberg.

Përdoruesi mund ta zgjedhë një bisedë dhe ta kyçë atë me një kod ose frazë, dhe bisedat e fshehura pas një kodi sekret nuk do të jenë të dukshme në listën kryesore të bisedave dhe mund të qasen vetëm kur futet kodi sekret.

Kjo risi përfaqëson një shtresë tjetër sigurie në WhatsApp./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala