Spitali i Vushtrrisë

Vushtrri, një pacient me COVID-19 në intubim

Në spitalin “Sheikh Zayed “në Vushtrri po trajtohen gjithsej 33 pacientë

Sipas të dhënave nga spitali, 29 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 ndërsa edhe 4 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët, një është në intubim-respirator, 23 me oksigjenoterapi dhe katër po trajtohet me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjekësor të infektuar vazhdojnë të jenë janë 9 persona, ne mesin e tyre tetë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 11.848 persona, prej tyre 7.684 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 425 persona.