Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vushtrri, katër të mitur arrestohen nën dyshimin se kanë vjedhur parat e xhamisë

Katër djem të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Begaj në Vushtrri.

Të njëjtit dyshohet se me forcë kanë hapur arkat e xhamisë së fshatit dhe kanë vjedhur parat e grumbulluara.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur më 25 tetor 2023.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.