Ilustrim

Vushtrri – Kamionin e gjuajnë me gurë gjatë lëvizjes

Raportohet se duke lëvizur në rrugë një kamion dyshohet se dikush e ka gjuajtur me gurë.

Si shkak i kësaj, kamionit i ka thyer xhamin e përparmë. Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri me 29 prill, rreth orës 00:40, ka njoftuar policia.

Njësitet policore kanë patrulluar në lokacionin ku ka ndodhur incidenti mirëpo nuk kanë hasur në persona të dyshuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti nën hetime.