Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.