Vrasja e biznesmenit maqedonas në Greqi, media përmend edhe ekzekutimin e një shkupjani në Kosovë
Policia në Greqi po vazhdojnë punën në identifikimin e dy sulmuesve që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin 39-vjeçar nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën partneren e tij 45-vjeçare në një villë në Halkidiki. Autoritetet spekulojnë se bëhet fjalë për rivalitet mes dy bandave maqedonase, derisa përmendin edhe ekzekutimin e një shkupjani në Kosovë.
Sipas mediave lokale, autorët e “importuar” tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.
Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, ndërkohë që kishte “lidhje” edhe në qeverinë e Shkupit, ishte ulur në oborrin e vilës me qira, pranë tij ishte 45-vjeçari që mbeti i plagosur, si dhe një burrë dhe dy gra të cilët nuk u lënduan.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar policinë.
‘Kontrata e vdekjes’ mes dy bandave rivale të Shkupit
Imazhi që është krijuar është se bëhet fjalë për një “kontratë vdekjeje” mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup, pasi sipas ERT-së janë postuar dy foto në faqet e vendit fqinj, me diferencë orësh prej 39- vjeçarit (kreu i bandës) që qëndronte pranë një grupi burrash, të cilët kishin një “X” të kuq në kokë. Në foton e parë, në kokën e 39-vjeçarit shkruhej “coming soon”.
Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi, ndërsa sot do të largohej nga vila e marrë me qira.
Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë kishte shpëtuar pasi ishte duke shkuar në lokal në atë moment.
Sipas medias greke, një muaj më vonë, një shkupjan ishte ekzekutuar në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”.
Më 15 qershor të këtij viti një shtetas i Maqedonisë së Veriut u gjet i vdekur në një makinë me tabela të këtij shteti në rrugë C në Prishtinë.
Derisa, një kilometër më larg nga vendi i ngjarjes ishte hasur një makinë e djegur me tabela të Gjermanisë, me të cilën dyshohej se të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.