Vrasja në 'Rrugën C', deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me vrasjen në “Rrugën C”, janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka thënë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të rastit.

“Në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relvante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe indentifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”- ka thënë Ulaj për KALLXO.com.

Ajo ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore, për obduksion.

“Ju njoftojmë se, për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, aktualisht nuk mund të japim detaje të tjera”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri mbrëmë në “Rrugën C” në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari për këtë vepër, deri më tani është i panjohur.

Policia ka njoftuar se viktima, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është gjetur pa shenja jetë brenda një veture me targa të këtij shteti.

Policia jep detaje për vrasjen në rrugën ‘C’ në Prishtinë